Konfirmohet zyrtarisht identiteti kosovarëve të vrarë dhe plagosur në Munih

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, është njoftuar zyrtarisht nga Policia gjermane se dy nga nëntë viktimat e sulmit të djeshëm në Munih janë edhe të rinjtë kosovarë Armela Segashi, Dijamant Zabërgja si dhe shqiptarja Sabinë Sulaj e cila është në identifikim e sipër.

Përfaqësuesit e Policisë gjermane, përmes komunikimit zyrtar me autoritetet e shërbimit diplomatik dhe konsullor të Republikës së Mynih, kanë njoftuar se në mesin e të plagosurve janë edhe tre shtetas tjerë, sipas tyre aktualisht me status të panjohur të shtetësisë: Mirsad Jovanivic dhe Benet Adili. Kurse, Lumnije Azemi, e datëlindjes 20 prill 1972 është shtetase e Kosovës.

“MPJ është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane për të siguruar më shumë informacione lidhur më shtetësinë e qytetarëve të lënduar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...