Konfirmohet rikthimi i Osimhen

PUBLIKUAR

Luciano Spalletti ka konfirmuar se Victor Osimhen do t’i bashkohet Napolit për ndeshjen e nesërme kundër Hellas Veronas, në kuadër të javës së 30-të në Serie A.

Ky lajm padyshim se është i mirë për Napolin, që javën e ardhshme do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit kundër Milanit, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta Express.

“Gjendja e tij është e mirë. Kam pasur një takim me mjekët dhe nesër do të thirret kundër Veronas. Natyrisht, objektivi është të arrijmë në maksimumin tonë për ndeshjen e së martës, por nesër ai do të jetë me ne në pankinë”, tha Spalletti në konferencën e sotme për media.

Spalletti gjithashtu paralajmëroi se do të ketë disa ndryshime në skuadër për ndeshjen e nesërme, duke marrë parasysh se skuadra e tij thuajse e ka të sigurt titulllin e kampionit në Serie A dhe po fokusohet në Ligën e Kampionëve.

Napoli pësoi humbje 1:0 ndaj Milanit në ndeshjen e parë çerekfinale të zhvilluar në “San Siro”, teksa mungesa e Osimhenit padyshim se ishte hendikep i madh për napolitanët.

Tani, liderët e Serie A do të synojnë të përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë për të siguruar kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më më 18 prill, në stadiumin “Diego Armando Maradona”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...