Agjenti i Marko Pjacas ka thënë se nuk “ka asnjë mundësi” që sulmuesi anësor i Juventusit që është i huazuar në Fiorentina të largohet nga aty në janar
Marko Naletic ka mbajtur bisedimet me drejtorin sportiv të Juves, Fabio Paratici të hënën, pas spekulimeve që thonin se bardhezinjtë nuk janë të lumtur me përparimin e kroatit në Fiorentina dhe që Fulham është gati që ta huazojë atë.
“Për momentin, nuk ka asnjë mundësi që Pjaca të largohet nga Fiorentina në janar”, kanë thënë përfaqësues për Violaneës.com.
“Gjërat nuk kanë shkuar ashtu si ne kemi shpresuar, por Marko ndihet se besimi që ka klubi në të dhe marrëdhëniet e tij të mira me Piolin do të bëjnë që ai të përmirësohet”.
“Ai është shumë i lumtur për mënyrën si është adaptuar në Firencë. Ai bëri gjithçka që ti bashkohet Fiorentinas verën e kaluar”.
“Negociatat nuk ishin të lehta, por ai insistonte që të kalonte atje sepse ai jo vetëm që e dëshiron Violan por nuk ka ndryshuar kurrë mendimet e tij për këtë ekip”.
“Shumë klube me kanë telefonuar në javët e fundit, por ne nuk i kemi marrë në konsideratë ofertat”.
“Muriel? Arritja e tij nuk ka ndryshuar asgjë. Jam i bindur që Pjaca ka nevojë që të zhbllokohet psikologjikisht kështu që ai të kthehet në nivele të larta”. /GazetaExpress/


