Konfirmohet oferta e re për Guardiolën

PUBLIKUAR

Trajneri spanjoll i Bayern Munichut ka marrë një ofertë të majme.

Zyrtari i lartë i klubit bavarez dhe legjenda gjermane, Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar se klubi i ka bërë një ofertë Pep Guardiolës për vazhdimin e kontratës së tij.

“Unë jam optimist për rinovimin e kontratës me Guardiolën. Ne kemi një ofertë marramendëse për trajsnerin”, ka deklaruar Rummenigge për “Bild”.

“Ne do të kemi një bisedë serioze me Pep në javët e ardhshme dhe ne do të shohim se çfarë do të dal. Unë dua të fitojë sërish Ligën e Kampionëve me Guardiolën ”, ka theksuar ai.

Kujtojmë se trajnerit spanjoll i përfundon kontrata vitin e ardhshëm, ndërsa për shërbimet e tija janë të interesuara shumë klube evropiane, mbi të gjitha Manchester City. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...