Konfirmohet: Një 35-vjeçar i vdekur në Tiranë dhe dy të rinj të plagosur

PUBLIKUAR

Një 35-vjeçar ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas përplasjes me armë zjarri këtë pasdite në Tiranë.

Përplasja e armatosur raportohet të ketë ndodhur rreth orës 16:10, në zonën e “Don Boskos”, konkretisht në ambientet e një lokali në kompleksin “Fiori di Bosco”.Dyshohet se autori ka qëlluar jashtë lokalit drejt një tavoline ku po konsumonin kafenë pesë të rinj. Një prej tyre, i identifikuar si Erion Çela, ka mbetur i vdekur në vend.

Të plagosurit janë 19-vjeçari Azbi Selimaj, i dëmtuar në shpatull, vëllai i viktimës, 28-vjeçari Blerim Çela, i plagosur në këmbë dhe fytyrë, 41-vjeçari Edmond Crroj dhe 46-vjeçari Arben Dani.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, që kanë rrethuar skenën e krimit. Zona, ku ka ndodhur ngjarja e rëndë është ndër më të populluar në kryeqytet. Pritet që dëshmitarët dhe kamerat e sigurisë të lokalit të ndihmojnë për identifikimin e autorit/ autorëve.

Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”. /tch/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...