Konfirmohet nga agjenti, Camavinga nuk do të largohet nga Real Madridi

PUBLIKUAR

Eduardo Camavinga nuk do të largohet nga Real Madridi gjatë këtij afati kalimtar dimëror.

Së fundmi u raportua se për mesfushorin francez interesim kanë shprehur dy klubet londineze, Arsenali dhe Chelsea, transmeton Gazeta Express.

Por, sipas agjentit të Camavingas, Joshua Barnett, asnjë klub nuk ka shprehur interesim për të.

“Nuk ka asnjë të vërtetë”, tha ai për Fabrizio Romanon.

“Sigurisht që çdo klub në botë do ta dëshironte atë, por ai është shumë i lumtur në Real Madrid dhe Real Madridi është shumë i lumtur me Camavinga”, shtoi Barnett.

Kësisoj, 20-vjeçari nuk besohet se do të largohet këtë muaj, teksa ai vazhdon të jetë i lidhur me “Los Blancos” me një kontratë afatgjate.

Eduardo Camavinga me Real Madridin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...