Konfirmohet lëndimi i rëndë i Zaniolos, do të operohet për herë të dy brenda 8 muajve

PUBLIKUAR

Mesfushori i Romës, Nicolo Zaniolo, do të operohet nesër, pasi testet mjekësore kanë konfirmuar se ai i ka lënduar rëndë ligamentet e gjurit për herë të dytë brenda tetë muajve.

Roma konfirmoi se mesfushori sulmues, i cili e këputi ACL-në gjatë një ndeshjeje kundër Juventusit në janar, duhet të operohet sërish, transmeton Gazeta Express.

Zaniolo u detyrua ta braktisë fushën në pjesën e parë në fitoren e Italisë 1:0 kundër Holandës në Ligën e Kombeve të hënën.

Të martën në mëngjes, ai kreu teste mjekësore të cilat e konfirmuan lëndimin e rëndë.

“Nicolo Zaniolo do të operohet të mërkurën pasi testet mjekësore sot konfirmuar se ai e ka këputur komplet ligamentin”, njoftoi Roma në rrjetet sociale.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...