Konfirmohet largimi i Ramosit nga PSG-ja

PUBLIKUAR

Sergio Ramos ka njoftuar se do të largohet nga Paris Saint-Germaini pas përfundimit të këtij sezoni.

Parisienët, që siguruan titullin e kampionit javën e kaluar, nesër do të zhvillojnë ndeshjen e fundit për sezonin 2022/23 në Ligue 1, ndaj Clermomt, shkruan Gazeta Express.

E kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit për Ramosin si lojtar i PSG-së.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, mbrojtësi spanjoll konfirmoi largimin.

Ai do të largohet si futbollist i lirë, pasi i skadon edhe kontrata me klubin nga kreyqyteti francez.

Largimin e konfirmoi edhe klubi nga kryeqyteti francez, që falënderuan 37-vjeçarin për kontributin e dhënë.

Ramos në “Parc des Princes” u transferua në verën e vitit 2021.

Në total ai ka regjistruar 57 ndeshje, teksa gjatë kësaj periudhe është shpallur dy herë kampion me PSG-në në Ligue 1, si dhe e ka fituar një herë trofeun e Superkupës së Spanjës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...