Konfirmohet largimi i Iscos

PUBLIKUAR

Isco do të largohet nga Real Madridi si lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës.

Kjo është konfirmuar nga trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti, shkruan Gazeta Express.

“Kariera e Iscos me Real Madridin përfundon sot. Dhe ka qenë një karrierë e shkëlqyer”, tha ai pas ndeshjes që kampioni spanjoll e zhvilloi sonte me Real Betisin, e cila ishte e fundit për këtë sezon në La Liga.

“Ai me siguri mund të kishte bërë më shumë, por ai ka qenë i rëndësishëm. I uroj më të mirat”, shtoi Ancelotti.

Mesfushori spanjoll në “Santiago Bernabeu” u transferua në vitin 2013 nga Malaga.

Mbetet të shihet në vazhdim se cila do të jetë skuadra e re e 30-vjeçarit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...