Konfirmohet gjithçka, lamtumirë Inter

PUBLIKUAR

Banega i thotë lamtumirë Interit pas një viti në “Giuseppe Meazza”

Tashmë është punë e kryer, Ever Banega do të largohet nga Interi për t’u rikthyer në Spanjë te Sevilla.

Lajmin e ka konfirmuar agjenti i mesfushorit argjentinas, i cili tha se janë shumë afër arritjes së marrëveshjes.

Mediat italiane dhe spanjolle raportojnë se marrëveshja është arritur për nëntë milionë euro, i cili rikthehet në La Liga pas vetëm një sezoni në Serie A.

“Banega do të shkojë te Sevilla, nuk ka të bëjë asgjë me Paris Saint-Germainin”, konfirmoi Marcelo Simian për Estadio Deportivo.

“Marrëveshja nuk është arritur ende, por jemi shumë afër. Çdo gjë duket se do të shkojë në drejtimin e duhur”, shtoi agjenti i Banegas.

Banega ka bërë 28 paraqitje në Serie A për Interin, duke kontribuar me gjashtë gola. /Gazet Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...