Mbrojtësi francez, William Saliba është afër marrëveshjes me Arsenalin për kontratën e re.
Siç raportojnë dy gazetarët, David Orsnstein dhe Fabrizio Romano – mbrojtësi tashmë është pajtuar me kushtet e reja te “topçinjtë”, shkruan Indeksonline
Saliba ka shumë oferta, duke përfshi edhe një nga Real Madridi – por duket se preferon të qëndrojë në “Emirates” te Arsenali.
Ka vlerën 80 milionë euro në “Transfermarkt”, kurse kontratë e tij e vjetër skadon deri në vitin 2027./Indeksonline/