Chelsea po kërkojnë pionierin e Barcelonës, Xavi Simons.
Djali i Regillio Simons, ish sulmuesit të Barcelonës, ka tërhequr vëmendjen e të gjitha klubeve të mëdha të Evropës.
“Agjentët janë kudo”, tha Simons Snr. “Edhe në një moshë më të re, agjentët më kontaktuan duke më bërë oferta për Xavi”.
“Më ofruan kontrata profesioniste dhe të holla sa nuk mund të imagjinohet”.
“Kemi biseduar me Chelsean dhe dihet botërisht se sa është në gjendje të paguajë për një talent klubi londinez”, tha babai i 12-vjeçarit. /Telegrafi/


