Konfirmohet: Alex Sandro mungon dhjetë ditë!

PUBLIKUAR

Nga klubi i Juventusit kanë bërë të ditur se Alex Sandro do të mungojë vetëm 10 ditë dhe jo gjashtë javë siç ishte njoftuar më herët.

Mbrojtësi i krahut është larguar nga fusha stërvitore të martën si pasojë e një dëmtimi muskulor.

Njoftimet e para ishin se ai do të mungonte për një muaj e gjysmë, mirëpo kjo ka rezultuar e pavërtetë.

Ekzaminimet mjekësore kanë treguar se lojtari nuk ka pësuar lezion muskulor dhe do të kthehet shumë më shpejt në fushë.

Ky është një lajm i mirë për Massimiliano Allegrin, përkundër se Sandro nuk do të luajë kundër Bayern Munichut. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...