Konfirmohet ‘aksidentalisht’, Emery do të largohet nga PSG-ja

PUBLIKUAR

Emery do të largohet nga PSG në fund të sezonit.

Lajmin e ka konfirmuar pa dashje mbrojtësi i djathtë, Thomas Meunier, i cili tha se po pret për të vendosur për të ardhmen.

“Po pres sepse shumë gjëra do të ndryshojnë, shembull trajneri”, tha ai.

“Nuk jam 18, por 26 vjeçar, tashmë kam treguar se çfarë mund të bëjë. Ndoshta vitin e ardhshëm do të kem më shumë minuta. Nuk kam presion sepse jam mësuar tashmë në PSG”, shtoi ai.

Vendin e Thomas Meunier e ka zënë Dani Alves, por mbrojtësi shpreson se do të ndryshojë gjithçka me ardhjen e trajnerit të ri. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...