Konfirmohen më shumë se 10 mijë raste të reja me variantin Omicron në Mbretërinë e Bashkuar

PUBLIKUAR

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) ka raportuar 10,059 raste të reja të variantit Omicron në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, kjo do të thotë se numri total i rasteve nga ky variant në vend u rrit në më shumë se 24 mijë.

Më shumë se 90 mijë raste të reja të coronavirusit janë raportuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe 125 persona kanë vdekur nga COVID-19, sipas shifrave të fundit zyrtare.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se varianti Omicron i coronavirusit po përhapet dukshëm më shpejt se varianti Delta në vendet me transmetim të dokumentuar në komunitet, derisa numri po dyfishohet nga 1.5 deri në 3 ditë.

Në një përditësim të shtunën, agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara tha Omicroni është raportuar në 89 vende.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...