Konfirmohen bisedimet, Isco pritet të transferohet në Turqi

PUBLIKUAR

Isco vazhdon të jetë futbollist i lirë që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur shkëputi kontratën me Sevillan.

Mesfushori spanjoll ishte afër kalimit te Union Berlini, por në fund marrëveshja mes palëve u prish, transmeton Gazeta Express.

Një nga ligat e pakta evropiane që ka ende afatin dimëror të hapur është Turqia, deri më 8 shkurt.

Dhe, pikërisht Turqia duket se do të jetë destinacioni i radhës i Iscos.

Zëvendëspresidenti i klubit të Konyasporit, Mehmet Akcan, ka konfirmuar se janë në bisedime me 30-vjeçarin.

“Është e saktë, ne jemi në një proces negociatash me Iscon. Mund të them që bisedimet po shkojnë mirë. Nuk jemi ende të sigurt nëse kemi arritur një marrëveshje, përndryshe do ta thoshim hapur. Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar nënshkrimin”, tha ai.

“Kemi kohë deri më 8 të këtij muaji, por mendoj se gjithçka do të zgjidhet me Iscon, në një mënyrë apo tjetër, sa më shpejt që të jetë e mundur. Tani kemi një mundësi për të mbyllur këtë nënshkrim. Ne jemi pozitiv”, shtoi Akcan.

Përveç te Sevilla, Isco në të kaluarën ka luajtur edhe te Malaga dhe Real Madridi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...