Konferencë për 15 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

PUBLIKUAR

Me rastin e 15 vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes, Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, nesër më 13 gusht në Kodrën e Diellit në Tetovë, do të organizojë konferencë me temë „Marrëveshja e Ohrit – sfidë dhe garanci për integrim” transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga Sekretariati për AIM kanë informuar se forumin do ta hap zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Festim Halili. Në mesin e panelistëve do të jetë edhe Pieter Feith i cili ishte pjesë e bisedimeve të vitit 2001, ndërsa vjen në sajë të përfaqësuesit të Institutit evropian për paqe. Është konfirmuar edhe pjesëmarrja e ambasadorit amerikan në Maqedoni, Jess Baily, ndërsa janë ftuar edhe përfaqësues tjerë të korit diplomatik, të partive politike, ekspertë, profesorë universitarë dhe mysafirë tjerë.

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...