“Kondogbia në nivelin e Icardit, në Serie A vështirë të luash futboll të bukur”

PUBLIKUAR

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, në konferencën për shtypë para ndeshjes ndaj Hellas Veronës ka thënë se është e vështirë të luash në Serie A futboll të bukur.

Me këtë rast tekniku italian ka zbuluar edhe pesë lojtarët që do të luajnë nga fillimi.

“Kundër Chievos kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer, por edhe kundër Milanit kemi luajtur mirë, të paktën deri tek penalltia e gabuar”.

“Në Itali nuk është e lehtë të luash futboll të bukur dhe vetëm rezultat kanë rendësi. Në Serie A nuk është lehtë të luash as kundër klubeve të vogla. Në kampionatet tjera ka më shumë hapësirë”.

“Jam i kënaqur nga Geoffrey, ai është në nivelin me Icardin. Duhet të adaptohet, por do të behet mesfushor i madh. Ndonjëherë gabon, por është pjese e procesit te rritjes se një lojtari te ri. Ka aftësi te mrekullueshme”, ka thënë Mancini i pyetur për Kondogbian.
“Handanovic, Juan, Kondogbia, Icardi dhe Murillo”, ka shtuar për fund tekniku italian duke zbuluar pesë titullarët për ndeshjen ndaj Veronas. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...