Komuna: Ribari madh do të ketë, Trotuar,Ndriçim, Ujësjellës, Kraishta fushën e sportit dhe rregullimi shkollës

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit tash e disa kohë po zhvillon takimet me qytetarët e fshatrave të Lipjanit për dëgjimet publike buxhetore për periudhën afatmesme 2016-2018, si Dobraj e Vogël,Gllanicë, Lluga, Poturofc dhe Torinë. Në shkollën fillore “Dy Dëshmorët”, në Dobraj të Madhe,  Rufc i Ri, Ribar i Vogël, Rufc i Vjetër, Hallaq i Vogël, Hallaq i Madh, së fundmi edhe në Ribar i Madh, por ksaj të fundit si duket do të investoj shumë gjatë kësaj periudhe. Shkelzen Hajdini, Drejtor i Drejtoratit për Buxhet dhe Financa në Lipjan ka thënë se komuna e Lipjanit ka buxhet 13 milion euro, ndërsa 2.8 milion investime kapitale ku për Ribarin e Madh Hajdini ka thënë se gjatë kësaj periudhe do të investohet në rregullimin e fushën së sportit, trotuari dhe ndriçimi publik, hapja dhe rregullimi i lumit, kyçja në sistemin e ujësjellësit. Ndërsa për fshatin Kraishtë, Hajdini ka thënë se pasi që të bëhet pranimi teknik i shkollës të cilën pushteti kaluar ka ndërtuar do të investohet dhe do të rrënohet shkolla vjetër , madie Hajdini ka thënë se tashmë parat për rrenim janë .LN

SHIKO MË SHUMË

Vdes një grua në Lipjan, trupi dërgohet në IML për obduksion

Një vdekje e dyshimtë është raportuar paraditën e së enjtës në Lipjan. Sipas raportit 24...

Rrahje masive për një pronë, arrestohen 15 persona në Lipjan – 11 përfundojnë me lëndime

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshje rreth një prone Në...

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...