Komuna që s’ka asnjë rast aktiv me COVID-19

PUBLIKUAR

Kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se në këtë komunë s’ka asnjë rast aktiv me COVID-19, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bulliqi ka treguar edhe se deri tash në Podujevë janë administruar mbi 72 mijë doza të vaksinave Pfizer dhe Astra Zeneca.

“Deri sot në Qendrën e Vaksinimit janë administruar mbi 72 mijë doza të vaksinave Pffizer dhe Astra Zeneca. Kurse sot i kemi 0 raste aktive me Covid-19 në Komunën e Podujevës. Faleminderit stafit të mrekullueshëm shëndetësor për angazhimin e madh dhe të gjithë qytetarëve!  Jemi bashkë në secilën sfidë!”, ka shkruar ai./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani pas vizitës në dy kompani vendore në Istog

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka lavdëruar punën e dy kompanive vendore...

Gjendet e vdekur gruja e zhdukur në Deçan, nga FSK-ja japin detaje

Është gjetur e vdekur 55-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Deçan. Kjo është konfirmuar...