Komuna: Po zhvillohen aktivitet për edukim shëndetësor

PUBLIKUAR

Me për përkrahje të Kryetarit Imri Ahmeti dhe në bashkëpunim me organizatat AQH dhe KOPF, ka filluar zhvillimi i aktiviteteve në vendbanimet rurale për edukim dhe promovim shëndetësor për qytetarët e Komunës së Lipjanit me moton: “Sa më i lartë niveli i edukimit, aq më e shëndetshme është popullata”.

Drejtoresha e Shëndetësisë Merita Bytyqi tha se promovimi shëndetësor është ndër detyrat dhe përgjegjësitë tona, njofton Komuna.

“Si drejtoreshë e Departamentit të Shëndetësisë por edhe si profesioniste shëndetësore së bashku me gjithë aktorët ndihmës do të mundohemi dhe do të kontribuojmë në parandalimin e sëmundjeve me synimin kryesor ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të qytetarëve tanë”, tha drejtoresha Bytyqi.


Aktiviteti lidhur me ndërgjegjësimin dhe vetëdijesimin e komunitetit për ta njohur më mirë sëmundjen, “Hipertensioni” (Shtypja e lartë e gjakut), ka filluar ditë më parë në fshatin Gadime ku ekipa vazhdon të qëndroj edhe sot për të vazhduar aktivitetin nesër në Janjevë dhe pastaj në vendbanimet e tjera.


Aktivitetet po zhvillohen me protokoll të ruajtjes së shëndetit publik, me gjitha masat dhe rekomandimet mbrojtëse të cilat janë paraparë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor
Image may contain: one or more people and people sitting
Image may contain: 1 person, sitting and indoor
Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoor

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...