Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur në takim drejtorin e Kolegjit UBT, Edmond Hajrizi me të cilin biseduan për krijimin e një software cili do të bëjë digjitalizimin e bibliotekës dhe arhivës së qytetit të Lipjanit.
Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me Kolegjin UBT dhe Komunën e Lipjanit, njofton Komuna.
Projekt shumë i nevojshëm dhe i domosdoshëm për kohën në të cilën po jetojmë.




