Komuna me më së shumti vota të ardhura nga diaspora

PUBLIKUAR

Sot do të fillojë numërimi i votave të ardhura nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Numri i zarfeve të individualizura me fletëvotime është 2 mijë e 658, prej të cilave janë aprovuar 2 mijë e 379.

Komuna që ka më së shumti fletëvotime të aprovuara është ajo e Junikut me 670, raporton Indeksonline.

Më pas është Komuna e Dragashit me 308, pasuar nga Gjilani me 214.

Komuna me më pak fletëvotime është Gllogoci. Kjo komunë ka vetëm 5 fletëvotime të ardhura nga diaspora.

Të dielën, më 14 nëntor, u mbajt procesi i votimit në 21 komuna: Gjakovë, Drenas, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamush dhe Kllokot./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë

KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të...

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...