Komuna lëshon njoftim me rëndësi lidhur me aktivitetet e 12 Qershor, Ditën së Çlirimit të Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se të gjitha aktivitetet e parapara të mbahen me 12 Qershor, Ditën së Çlirimit të Komunës së Lipjanit do të mbahen me masa mbrojtse shtesë për shkak të pandemisë COVID-19.

“Për shkaqe të pandemisë COVID-19, aktivitetet që janë të parapara të mbahen me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Komunës së Lipjanit, do të mbahen me masa shtesë kështu duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në njoftim

Po ashtu është anuluar seanca solemne që ishte e paraparë të mbahet.

Njoftimi plotë:

 

NJOFTIM

Për shkaqe të pandemisë COVID-19, aktivitetet që janë të parapara të mbahen me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Komunës së Lipjanit, do të mbahen me masa shtesë kështu duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Agjenda :

Datë: 12.06.2020, E premte
Ora : 11:00
Vendi: Sheshi i qytetit, homazhe pran shtatores se Adem Jasharit

———————————————————————————–
#ANULOHET
Datë: 12.06.2020, E premte
Ora : 12:00
Vendi: Biblioteka e qytetit, Seanca Solemne për Ditën e Çlirimit të Lipjanit
———————————————————————————–

Datë: 12.06.2020, E premte
Ora : 12:30
Vendi: Biblioteka e qytetit, Ceremonia e shpalljes se Halil Kastratit “Qytetar Nderi i Komunës se Lipjanit”

Datë: 12.06.2020, E premte
Ora : 14:00
Vendi: Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani”, promovimi i librit “LIPJANI ME RRETHINË, MONOGRAFI”

Datë: 14.06.2020, E diele
Ora : 11:00
Vendi: Komuna e Lipjanit, homazhe pranë shtatoreve, varrezave dhe lapidarëve të dëshmoreve dhe martirëve të komunës së Lipjanit

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...