Komuna: Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka mbajtur mbledhjen e radhës

PUBLIKUAR

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, nën-udhëheqjen e Kryesuesit Daut Azemi, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar punimet e seancës së radhës në të cilën janë shqyrtuar dhe aprovuar të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat ishin të propozuara për diskutim në këtë mbledhje, njofton Komuna.

Fillimisht, asambleistja e re nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhyzide Rrustemi ka bërë betimin si antare e re e Kuvendit Komunal.

Ndërsa, Kryetari i komunës Imri Ahmeti para asambleistëve ka prezantuar ndryshimet që janë bërë në ekzektuvi me emërimin e drejtorëve të rinjë.

Po ashtu, i pari i Lipjanit, Imri Ahmeti është përgjigjur pyetjeve që janë ngritur nga antarët e kuvendit, thuhet në njoftim nga Komuna e Lipjanit.

Në këtë mbledhje është dhënë informatë për punën e KKSB-së për vitin 2019, ndërsa janë shqyrtuar dhe aprovuar rregullorja mbi taksën administrative për leje ndërtimore, leje rrënimi dhe tarifën për rregullimin e infrastrukturës dhe propozim vendim për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare për fermer.

Image may contain: one or more people, people sitting, suit, child and indoor
Image may contain: one or more people
Image may contain: one or more people and indoor
Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoor

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...