Komuna: Kryetari Ahmeti i përkushtuar për të gjitha Komunitetet (FOTO)

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, gjatë ditës sotme ka takuar qytetarët e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian, ai ka ndëgjuar për së afërmi hallet dhe preukopimet e tyre.
Në këtë rast Kryetari Ahmeti, duke ndëgjuar kërkesat e këtij komuniteti, ka theksuar se Komuna e Lipjanit, ka realizuar projekte të shumta në Gadime dhe asnjëherë nuk ka bërë dallime në mes komuniteteve prandaj të gjitha projektet që janë investuar në këtë fshat janë të përbashkëta dhe përfitues janë të gjithë banorët e Gadimes, njofton Komuna.
I pari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti gjatë bashkëbisedimit me banorët e këtij Komuniteti i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të parashtruara dhe ka siguruar ata se gjithëherë do të përkushtohet në krijimin e lehtësirave në mirëqenien e tyre. Në të njejtën kohë kreu lipjanas ka falenderuar edhe Organizatën Voice of Roma, Ashkali dhe Egjiptian “VoRAE” për organizimin e këtij takimi.

SHIKO MË SHUMË

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...