Komuna: Edhe në orët e vona të natës së sontme do të vazhdohet me hapjen dhe pastrimin e rrugëve

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit përmes një njoftimi ka thënë se edhe në orët e vona të natës së sontme do të vazhdohet me hapjen dhe pastrimin e rrugëve në fshatrat malore si janë: Leletiq, Resinovc, Baicë, Shalë dhe Krojmir. Po ashtu, nesër do punohet edhe në vendbanimet e mbetura të thella malore Kleçkë , Divjakë dhe Brus në mënyrë që të gjitha fshtrat e Komunës sonë të kenë qarkullim të lirë, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë nga Komuna Lipjanit…

Të nderuar qytetarë të Komunës së Lipjanit, ju njoftojm se Komuna po vazhdon edhe tani me pastrimin dhe hapjën e rrugëve edhe në këto orë të vona të mbrëmjes dhe do të punohët pa ndërprerë, deri sa do të pastrohen të gjitha rrugët në të gjitha vendbanimet e komunës tonë.
Gjatë ditës së sotme është punuar në hapjën dhe pastrimin nga bora në këto fshatra: Gadime e Poshtme, Babush, Janjevë, Qallapek, Gllavicë, Marevc, Llugaxhi, Bujari, Pojatë, Rubovc, Kojskë, Gllogovc, Banullë, Hallaq i Madh, Kraishtë, Ribar i Madh, Grackë, Bregu i Zi, Dobrajë e Madhe, Llugë, Gllanicë, Dobrajë e Vogël dhe Konjuh. Po ashtu, janë hapur edhe shumë rrugë dytësore të lagjeve brenda qytetit të Lipjanit.
Edhe në orët e vona të natës së sontme do të vazhdohet me hapjen dhe pastrimin e rrugëve në fshatrat malore si janë: Leletiq, Resinovc, Baicë, Shalë dhe Krojmir. Po ashtu, nesër do punohet edhe në vendbanimet e mbetura të thella malore Kleçkë , Divjakë dhe Brus në mënyrë që të gjitha fshtrat e Komunës sonë të kenë qarkullim të lirë.
Falenderojmë qytetarët, të cilët kishin mirëkuptim dhe me vetiniciativë punuan në hapjën e rrugicave të tyre familjare , apo të lagjes. Falenderim të veqantë është për kompanitë private si:”DINO”, “Dragaqina”, “PARAJSA”, “Rexha-Compani” dhe “Xhema-Compani”si dhe KUR PRISHTINA-Njësia në Lipjan, të cilat edhe sot vazhduan të na ndihmojnë në këtë situatë emergjente në disa fshatra.
Ne do të vazhdojmë edhe në ditët në vijim deri në hapjën e të gjitha rrugëve për të ju mundësuar qytetarëve lëvizje të lirë. Për shkak të paralajmërimit të motit me temperatura të ulta, lusim qytetarët që të kenë kujdes gjatë vozitjës.

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...