Komuna e Prishtinës nuk e ndalë ngrohjen as në temperaturat 30 gradë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Në shumë institucione ngrohtorja “Termokos” ua ndali ngrohjen në fund të muajit mars. Ndërsa kryeqytetasit ja mësynë bregdeteve që në muajin maj, Komunës së Prishtinës i erdhi ftoft dhe nuk i ndali ngrohjet as në maj.

Në muajin maj, temperaturat kanë shkuar deri në 30 gradë celsius dhe nuk kanë rënë thuajse asnjëherë ndër 20. Temperaturat mesatare janë sjellë në mes të 24-25 gradë. Por, zyrtarët e Komunës së Prishtinës përsëri patën të ftohtë, shkruan lajmi.net.

Drejtoria e Administratës në maj të këtij viti për objektet komunale shpenzoi 7515 euro, në prill 10 mijë e 44 euro, në shkurt janë shpenzuar 21 mijë e 335 euro.
Në maj u paguan para për naftë për ngrohje edhe në drejtorinë e shëndetësisë në sektorin e shënimeve sociale e në drejtorinë e kulturës.

Më së shumti naftë për ngrohje në muajin e kaluar u shpenzuan nga drejtoria e arsimit, fiks 29,370.15 euro. Në këtë shumë nuk hynë objekte e shkollave të mesme, pasi në to nuk u lëshua ngrohja.

Ndryshe, në muajin maj në emër të shpenzimeve janë harxhuar 5,260,500.21 euro. Për paga  2,452,335.62 euro, mallrat dhe shërbimet – 901,167.11 euro, shpenzimet komunale – 189,681.51 euro, subvencionet 87,803.69 euro , kapitalet – 1,629,512.28 euro.

Regjistrimi i të hyrave vetanake, të mbledhura gjatë muajit maj, është në vlerë prej: 1,928,938.58

Për qera të makinave vetëm në muajin e kaluar u paguna 22,484.00 euro. Ne emër të vendimit gjyqësore, në muajin maj Komuna humbi shumën prej  82,082.24 eurove.
Në maj për dreka zyrtare u shpenzuan 1,739.80 euro. Po ashtu vetëm për një muaj, Komuna shpenzojë 13,765.20 euro karburante për vetura.

 

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...