Komuna e Prishtinës iu kërkon qytetarëve të largojnë antenat satelitore nga banesat

PUBLIKUAR

Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Prishtinës ka ftuar qytetarët për bashkëpunim, duke larguar kështu antenat satelitore në ndërtesat e tyre.

“Antenat satelitore të trashëguara nga sistemet e vjetra të transmetimit rrezikojnë edhe sigurinë e qytetarëve, për shkak se ato nuk mirëmbahen dhe gjithashtu ndikojnë edhe në estetikën e qytetit”, thuhet në kërkesën e Komunës së Prishtinës.

Afati për largimin e antenave satelitore në ndërtesat e Prishtinës do të jetë 90 ditë, që nga data e publikimit të këtij njoftimi.

“Në rast se nuk respektohet afati kohor për largimin e antenave satelitore, për largimin e tyre detyrohet të intervenojë Drejtoria e Inspeksionit”, thuhet tutje në njoftim.

Komuna fton qytetarët që ta respektojnë thirrjen e Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në mënyrë që “të transformohet Prishtina në një qytet më të sigurt dhe modern”./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...