Komuna e Prishtinës e përgatitur për acarin “siberian”, por jo dhe Lipjani

PUBLIKUAR

Komuna e Prishtinës, nëpërmjet një komunikate për media, thotë se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit, bazuar në parashikimet meteorologjike për borë dhe acar gjatë vikendit të kësaj jave dhe javës së ardhshme.

“Në bazë të paralajmërimeve meteorologjike se do të ketë borë dhe acar gjatë fundjavës dhe javës që vjen, Komuna e Prishtinës i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunës, në kushte atmosferike ekstreme vështirësohet pastrimi i rrugëve nga bora dhe akulli, andaj Komuna e Prishtinës kërkon nga ngasësit e makinave që t’i kenë të gjitha pajisjet dimërore siç janë të obliguar me ligj dhe mos të dalin të papërgatitur në rrugë, pasi po e bllokojnë rrugën dhe po shkaktojnë kaos në qytet.

Po ashtu , komuna apelon tek pronarët e dyqaneve që ta pastrojnë borën në trotuar, para dyqaneve të tyre, siç parashihet në rregullore, në mënyrë që së bashku ta bëhet i mundur qarkullimi sa më i lehtë të njerëzve.

 

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...