Komuna e Mitrovicës premton mbështetje për aktivitetin e të rinjve “Zgjatma Dorën”

PUBLIKUAR

komuna-e-mitrovic-euml-s-premton-mb-euml-shtetje-p-euml-r-aktivitetin-e-t-euml-rinjve-ldquo-zgjatma-dor-euml-n-rdquo_hd

Një grup i të rinjve nga Komuna e Mitrovicës, për nderë të Festës së Fiter Bajramit kanë filluar aktivitetin humanitar “Zgjatma Dorën”, që si qëllim ka mbledhjen e fondeve që do të shkonin në ndihmë të familjeve të cilat jetojnë në kushte të rënda sociale.

Ky grup i të rinjve është pritur nga nënkryetari komunës, Safet Kamberi, me ç’rast është biseduar për mundësinë që këtë aktivitet ta mbështes edhe komuna.

Besnik Hoti, koordinator i projektit e njoftoi nënkryetarin Kamberi me ecurinë e aktivitetit.

Ai tha se kanë marrë këtë iniciativë që për disa ditë do të mbajnë aktivitete në vende të ndryshme për të mbledhur mjete materiale, apo gjera të tjera për t’iu dalë në ndihmë shumë familjeve të varfra në Komunën e Mitrovicës.

“Ne kërkojmë edhe nga komuna që të mbështesë këtë aktivitet, pasi besojmë se është një ndihmesë për këto familje, sidomos me rastin e festës së Bajramit”, tha ai.

Nënkryetari i Komunës, Safet Kamberi, theksoi se këto aktivitete që i dalin në ndihmë shoqërisë janë të mirëseardhura.

Ai tha se Komuna do të ndihmoj në bazë të mundësive reale që ka.

Mbështetje për këtë aktivitet ka dhënë edhe Mensur Beqiri, drejtor për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale (DIEMS).

Ai tha se në bazë të planit të punës, DIEMS bënë shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet me vështirësi socio-ekonomike.

SHIKO MË SHUMË

Nisin të dalin 100 euro për studentët

Tashmë kanë nisur të dalin 100 eurot për studentët. Kjo është bërë e ditur nga...

Haxhiu: Fillimisht formimi i qeverisë, pastaj zgjedhja e presidentit

Pas përmbylljes së procesit të certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe...

Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

Nga kuleta e shtetit janë paguar 91 mijë euro pensione pas vdekjes së përfituesve,...