Komuna e Lipjanit së shpejti nis planin për mobilitet të qëndrueshëm urban

PUBLIKUAR

11 shkurt 2015- Komuna e Lipjanit është ndër komunat e para që do të fillon së shpejti planin për mobilitet të qëndrueshëm urban, kjo është bërë e ditur sot nga zyrtarë te Helvetas Swiss Intercoopertation- Kosova (HSIK), projekt “ Programi për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave ( DEMOS), që u realizua në takim të përbashkët me zyrtarë komunal në Lipjan.

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Fitim Selimi, është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin e treguar nga ana e zyrtarëve të projektit DEMOS. Ai ka thënë se, komuna e Lipjanit, ka formuar grupet drejtuese dhe punuese në lidhje me realizimin e projekteve që do të realizohen nga fondet e DEMOS-it dhe Komunës së Lipjanit për vitin 2015.

Ndërsa zyrtarja a projektit Eremira Salihu, ka thënë se komuna e Lipjanit ka aplikuar në dy kategori të projekteve DEMOS, në këtë rast ajo ka përmendur ; hapësirat publike dhe planin për mobilitet të qëndrueshëm urban, të cilat u prezantuan të njëjtën kohë nga ekspertët të përzgjedhur nga DEMOS-i.

“ Për shkak të përformancës së mirë, komuna e Lipjanit është përzgjedhur nga disa komuna në nivel të Kosovës për implementim të projekteve nga fondet e DEMOS-it ”, ka thënë ajo, duke shtuar se këtë vit komuna e Lipjanit do të përfiton 45 mijë euro, ndërsa në vitet në ardhshme do të testohet përformanca e saj e treguar, e sipas saj komuna e Lipjanit ka shtruar progres, duke përmendur kategorinë e të hyrave vetanake.

Ndryshe Komuna e Lipjanit, në vitin e kaluar ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, dhe sipas kësaj marrëveshje, HSIK, përmes projektit DEMOS, do t’i ofrojë komunës së Lipjanit, asistencë teknike dhe mbështetje financiare.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...