Komuna e Lipjanit së shpejti fillon realizimin e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur “

PUBLIKUAR

10671341_841176369227510_9009183842055789799_n

Në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e realizimit të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” për vitin shkollor 2014/2015 në Institucionet parashkollore dhe fillore, komuna e Lipjanit së shpejti do të filloi realizimin e këtij projekti.

Në takimin e sotëm, kreu komunal, Imri Ahmeti së bashku me drejtorët e Drejtorive për Arsim, Shëndetësi, dhe Kulturë Rini dhe Sport, ka pritur në zyrën e tij- Xheladin Ujkanin, përfaqësuesin e projektit, ideator “ Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”.

Në këtë rast, kryetari Ahmeti, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje në realizimin e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” në institucionet parashkollore dhe fillore në Komunën e Lipjanit.

Ndërsa, Xheladin Ujkani, ideator dhe udhëheqës i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, e ka informuar kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmetin, si dhe drejtorët e drejtorive përkatëse në lidhje me ecurinë e deritanishme të projektit dhe hapat e mëtutjeshëm për implementimin e projektit në komunën e Lipjanit.

Realizimi i projektit pritet të filloj gjatë muajit tetor të këtij viti në institucionet parashkollore, duke vazhduar më tutje edhe në Institucionet e arsimit fillorë, nga klasa e I-V-tën/kklipjan/ LipjaniNews/

10670182_841176402560840_7046724079595825657_n

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...