Komuna e Lipjanit: Së shpejti fillon realizimi i projekt- programit “ EMPOWER” që mbështet sektorin privat, programi financohet nga USAID

PUBLIKUAR

25 shkurt 2015- Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Lipjanit, njofton të gjithë të interesuarit se shpejti do të fillon projekt- programi “ EMPOWER” që mbështet sektorin privat dhe që financohet nga USAID.

Programi ka të bëjë me ndarje të granteve për mbështetje, me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm, mbështetje të individëve, grupeve, të familjeve të bizneseve që kanë kreativitet dhe që kanë qëndrueshmëri.

Në këtë rast, ju duke kërkuar edhe ndihmën e zyrtarëve në USAID, do të keni edhe mbështetjen e zyrtarëve të komunës së Lipjanit, në mënyrë që të jeni konkurrues gjatë aplikimit.
Shumat e ofruar sipas projektit do të jenë prej 5,000-75,000€, për veprimtarit nga sektori i produkteve të drurit dhe të tekstilit( veshje dhe lëkure), por edhe veprimtari të tjera.

Kërkesat mund t’i parashtroni te stafi i programit “ EMPOWER” sektori privat në këtë adresë elektronike : [email protected] ( për më shumë info : www.empowerkosovo.org)

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...