Komuna e Lipjanit së shpejti fillon me projektet për masat e energjisë efiqiente të bashkëfinancuar nga Banka Botërore (VIDEO)

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti sot ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me pëfaqësuesit e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor për zbatimin e projekteve për masat efiçiente në ndërtesat në bashkëpronësi banesore publike (projekt i bashkëfinancuar në mes Bankës Botërore dhe Komunës së Lipjanit.
Komuna e Lipjanit është Komuna e parë në nivel vendi që ka nënshkruar një memorandum të tillë mirëkuptimi dhe pas kësaj kësaj marrëveshje do të filloj me përpilimin e projekteve kryesore për renovimin e objekteteve shumë banesore duke i zbatuar masat e energjisë efiqiente. Gjithashtu pjesë e këtij projekti është edhe krijimi i shoqatave të pronarëve në ndërtesat shumëbanesore në bashkëpronësi.
Kryetari Imri Ahmeti pas nënshkrimit të këtij memorandumi është shprehur i lumtur që Komuna e Lipjanit është ranguar e dyta dhe është në mesin e katër komunave ne nivel vendi për përfitimin e këtij projekti.
Kryetari Ahmeti po ashtu ka theksuar se nëpërmes këtij projekti parashihet fillimisht krijimi i këshillave të bashkëpronarëve në ndërtesat shumë banesore, pastaj hartimi i projektit për mirëmbajtjen e objekteve banesore dhe renovimi i këtyre objekteve, pastaj do të përzgjedhen tri objekte të mëdha shumë banesore në qender të qytetit si pilot projekt për masat e energjisë efiçiente për të cilat edhe komuna ka paraparë investime në vlerë prej 150 mijë euro për vitin në vijim.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...