Komuna e Lipjanit pranon paisje teknologjike për tu dal në nevojë familjeve

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me drejtoreshën e Arsimit, Elmaze Behluli dhe Drejtorin e Shkollës “Ismail Luma”, Driton Sadiku, sot kanë pranuar pajisje të ndryshme teknologjike të cilat janë dhuruar nga qytetarët, për t’u dalur në ndihmë familjeve në nevojë të Komunës së Lipjanit dhe për t’ua mundësuar ndjekjen nga distanca të mësimeve online për fëmijët e tyre organizuar nga MASHT, njofton Komuna.

Pajisjet teknologjike të pranuara sot, janë grumbulluar me iniciativën e këshillit të prindërve të Sh.f.m.u “Ismail Luma” në bashkëpunim me drejtorinë e shkolles dhe DKA-në, të cilët iu bashkuan thirrjes së Komunës për të dhuruar pajisje teknologjike informative për familjet në nevojë.


Me këtë rast, kryetari Ahmeti ka falenderuar të gjithë ata që i janë përgjigjur thirrjes së Komunës për të dhuruar pajisje të ndryshme teknologjike dhe ka uruar që ky aksion të vazhdojë në mënyrë që të ndimohen sa më shumë familje.

Image may contain: 2 people, screen, table and indoor

 

Image may contain: 1 person, standing and indoor

Image may contain: 1 person, standing, screen, table and indoor

Image may contain: one or more people, people standing and indoor

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...