Komuna e Lipjanit pjesë e projektit nga USAID “Komunat Transparente Efektive dhe Llogaridhënëse”

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti sot ka pritur përfaqësuesin e USAID nga programi “Komunat Transparente Efektive dhe Llogaridhënëse” (TEAM), Jeton Cana me bashkëpunëtorë, njofton Komuna.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e USAID kanë informuar Kryetarin Imri Ahmeti që Komuna e Lipjanit është përfituese e projektit “Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse” (TEAM), ku me anë të këtij projekti USAID do ti ofrojë asistencë komunës për të forcuar llogaridhënien dhe duke rritur transparencën dhe efektivitetin në prokurimin publik.


Kryetari Imri Ahmeti ka falënderuar USAID që ka përzgjedhur edhe Komunën e Lipjanit për implementimin e këtij projekti dhe ka shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim sa më të mirë. Kreu lipjanas ka mirëpritur asistencën që do ti ofrohet Komunës së Lipjanit nga ekspertët angazhuar në kuadër të këtij projekti që të avancojmë edhe më tutje në transparencë dhe llogaridhënie.

Image may contain: 1 person, sitting, living room and indoor
Image may contain: 1 person, indoor

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...