Komuna e Lipjanit përkujton dëshmorët e kombit

PUBLIKUAR

Nën kujdesin e kryetarit të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në Amfiteatrin e Shkollës së Mesme Profesionale “ Adem Gllavica” është mbajtur Akademi Përkujtimore, me rastin e 14 qershorit, ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit.

Nënkryetari i komunës së Lipjanit, Fitim Selimi, tha se amaneti i dëshmoreve të komunës së Lipjanit, është i jetësuar me të përgjithshmen dhe pavdekësinë, brez pas brezi.

“ Ideali i dëshmorëve tanë, mbetet i përjetësuar në lirinë e vendit, sepse sakrifica e tyre është dëshmi, e pazmbrapsur e pa tkurrur, është e jetësuar me krenarinë e atdheut, është e jetësuar me të gjithë ne.

Nënkryetari Selimi, po ashtu ka thënë, se rruga e lirisë ishte e vështirë, rrugë e sakrificës , ishte e pashmangshme për të arritur lirinë.

“ Ne e dinim, se çmimi i lirisë është i shtrenjtë , por e dinim po ashtu se pushtimi ishte i rëndë dhe i papërballueshëm. Në rrugën e lirisë ranë shumë dëshmorë, një pjesë tjetër u martirizua, një pjesë tjetër po haperon në ndërtimin e saj, shtetformues dhe shtetndërtues”, ka thënë nënkryetari Selimi.

Fjalë rasti, pati edhe Habib Olluri, përfaqësues i familjes së dëshmorëve. Përgjatë fjalës së tij, Olluri, tha se dëshmorët e rënë, janë shënjuesit më të mirë të lirisë dhe paqes.

Akademia është përmbyllur me program të pasur kulturor e artistik, ku njëherit përformuan aktori -Dibran Fylli, me recital kushtuar dëshmorëve dhe nxënësit e shkollës së mesme të ulët “ Ismail Luma”, me këngë korale.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...