Komuna e Lipjanit, përgatit binjakëzimin me Komunën e Lublinit të Polonisë

PUBLIKUAR

10606456_841257682552712_5529247290386125507_n

Një delegacion nga Komuna e Lublinit të Polonisë, në përbërje të z.Tomasz Chmielik, sot ka vizituar Komunën e Lipjanit. Në këtë rast, janë diskutuar mundësitë rreth binjakëzimit të këtyre dy komunave.

Kreu komunal, Imri Ahmeti, është shprehur i kënaqur me vizitën e bërë nga ana e z. Tomasz Chmielik, i cili kishte marrë përsipër të ndërmjetësoi për binjakëzimin e Komunës së Lipjanit me atë të Lublinit.

Ahmeti, përgjatë diskutimit me Chmielik, ka folur gjithanshëm në të gjitha fushat, e në veçanti ka folur për interesat e përbashkëta që dyanshëm lidhin komunat. Ai po ashtu, ka përmendur modelet konkrete për realizimin e këtij bashkëpunimi, ku dhe ka theksuar specifikat në mënyrë të veçantë dhe të detalizuara, me rastin e vizitës së delegacionit nga Lublini.

Ndërsa z. Tomasz Chmielik, është shprehur i kënaqur përderisa ka shkëmbyer idetë dhe përvojat nga komuna e Lublinit, me kryetarin Ahmeti. Ai po ashtu ka theksuar nivelet arsimore dhe kulturore që përbashkojnë binjakëzimin, në një të ardhme të afërt, ndërmjet komunës së Lipjanit dhe asaj të Lublinit.

Pas takimit, delegacioni nga Lublini, ka vizituar edhe Shkollën e Mesme “ Adem Gllavica” në Lipjan./kklipjan/

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...