Komuna e Lipjanit përfiton 70 mijë euro nga MAPL

PUBLIKUAR

Është mbajtur sot mbledhja e rregullt e së hënës e Këshillit të Drejtorëve, drejtuar nga kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Shefi i Ekzekutivit, Imri Ahmeti, ndër shumë çështje tjera, sot në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve, ka thënë se komuna e Lipjanit, ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal ( MAPL), për bashkëfinancimin e projektit “ ndërtimi i trotuareve në qytetin e Lipjanit.

“ Komuna e Lipjanit, ka nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi me MAPL-në, për ndërtimin e trotuareve në qytetin e Lipjanit, vlera e projektit 101,578.00 euro”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se, MAPL financon këtë projekt në shumë prej 70,00.00 eurove , ndërsa komuna e Lipjanit, financon në shumë prej 31,578.00 euro.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...