Komuna e Lipjanit nis fushatën “ Strehim familjar” për fëmijë pakujdesie prindërore

PUBLIKUAR

Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Lipjanit, në bashkëpunim me “Amici de Bambini” njofton se gjatë këtij muaji do të fillon me një fushatë të përbashkët sensibilizuese “ Strehim familjar”, për fëmijët pakujdesie prindërore.

Forma alternative e përkujdesjes së fëmijëve realizohet dhe mbikëqyret nëpërmjet Qendrës për Punë Sociale në Lipjan.

Vendosja e fëmijëve pakujdes prindëror në familje tjetër realizohet vetëm atëherë kur vie në shprehje mungesa e mirëqenies familjare.

Në kuadër të aktiviteteve të saj “ Amici de Bambini” në këtë periudhë është duke realizuar fushatën sensibilizuese në bashkëpunim me komunën e Lipjanit, në gjitha mediat elektronike dhe të shkruaura, rreth strehimit familjar.

Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Lipjanit, njofton se qëllimi i gjithë kësaj fushate është sensibilizimi i komuniteteve për mbrojtje të fëmijëve në formë të përkohshme, në mungesë të përkujdesjes familare dhe zgjedhjes së statutit të tyre.

“ Qëllimi sensibilizues është inkurajim i komunitetit për të njohur këtë formë të mbrojtjes e cila mund të realizohet në përputhje me kriteret ligjore duke aplikuar në QPS. Në dispozicionin për të marrë infromata QPS dhe “ Amici de Bambini” nëpërmjet kontaktit tel 038 613 888, ku mund të kuptoni për më së afërmi çfarë strehimi familjar dhe ku mund të merren informatat më të hollësishme. Në pritje të fëmijëve në vështirësi, një mundësi zhvillimi në ambient familjar deri në zgjedhjen e statusit të tyre”, thuhet në njoftim nga Drejtoria e Shëndetësisë në KL.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...