Komuna e Lipjanit ndanë 1.800 Euro për familjen e Arlind Gashit

PUBLIKUAR

9 shkurt 2015- Këshilli i Drejtorëve ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të së hënës.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ndër shumë çështje tjera, sot në KD, ka folur edhe për vërshimet e fundit, dhe ka kërkuar shtim të intensitetit të punës nga grupi për mobilizim shtesë për raste emergjente.

Kryetari Ahmeti, po ashtu ka thënë se duhet të formohet shpejt komisioni për vlerësimet në lidhje me dëmet që janë shkaktuar nga reshjet e shiut, dhe ka bërë publike ndarjen e një subvencioni për familjen e Arlind Gashit nga Ruvci i Vjetër, i cili është zhdukur nga dita premte me rastin e vërshimeve të dendura të shiut.

“ Komuna e Lipjanit, do t’i ndan 1800 euro nga fondi për subvencione për kategori sociale, për familjen e Arlind Gashit, i cili është zhdukur nga reshjet e fundit të shiut” , ka thënë kryetari Ahmeti.

Po ashtu ai ka theksuar se po zhavorrohet rruga në Ruvc të Vjetër, në mënyrë të ju krijojë lehtësira banorëve të këtij fshati, që janë prekur nga reshjet e fundit.

Ndryshe, gjitha institucionet komunale , së bashku me forcat e FSK-së, që nga dita e premte janë në kërkim të 12 vjeçarit të humbur në vërshimet e fundit.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...