Banorët e komunë së Lipjanit nuk do të mund që të gjuajnë fishekzjarre përfestat e fundvitit, shkruan Indeksonline.
Ky veprim u ndalua nga i pari i komunës të martën.
Në një njoftim për media të kësaj komune thuhet se vendimi është marrë me qëllim të mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve.
“Kryetari i Komunës Imri Ahmeti sot ka marrë vendim për ndalimin e ndezjes së fishekëzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fund vitit në hapësirat publike të komunës së Lipjanit si dhe në zonat e banuara. Ndalimi i ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike bëhet më qëllim të mbrojtjes së ajrit dhe mjedisit nga ndotja si dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës./Indeksonline/


