Komuna e Lipjanit me kifle për nxënësit e komunitetit RAE

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se ka dhënë tender për blerjen e kifleve për nxënës të shkollave fillore. Por, Komuna ka bërë të ditur se kiflet e blera do të shkojnë vetëm për nxënësit e komunitetit RAE (Rom, Ashkali dhe Egjiptas).

Siç njofton Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), Komuna që udhëhiqet nga Imri Ahmeti i LDK-së ka bërë të ditur se kiflet për nxënësit e komunitetit RAE do të shpërndahen nga fillimi i këtij viti shkollor, deri më 31 dhjetor.

Shkollat në të cilat do të jepen kiflet për nxënësit e komunitetit RAE janë: Shkolla Fillore “Ismajl Luma” – Lipjan, Shkolla Fillore “Fehmi Agani” – Medvec, Shkolla Fillore “Zenel Hajdini” – Gadime, Shkolla Fillore “Shtjefen Gjeqovi” – Janjevë dhe Shkolla Fillore “Hajredin Bajrami” – Magure.

“Furnizimi me ushqim (kifle 80 gram) për çdo ditë mësimi për nxënësit e komuniteteve Rom Ashkali  dhe  Egjiptas  në shkollat e komunës së Lipjanit (Ismajl Luma Lipjan, Fehmi Agani Medvec, Zenel Hajdini Gadime, Shtjefan Gjeqovi Janjev, Haredin Bajrami Magure) ku ata i vijojnë mësimet nga 1 shtatori 2017 deri më 31 dhjetor 2017”, thuhet në njoftimin për dhënie kontrate, të publikuar në KRPP.

Për tenderin në fjalë kishte aplikuar vetëm një kompani, raporton Insajderi. Komuna e Lipjanit ka harxhuar 1 mijë e 358 euro për “furnizimin me kifle të Komunitetit RAE”, raporton Insajderi.

Data e nënshkrimit të kontratës është vendosur për 4 shtator.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...