Komuna e Lipjanit me dy kërcënime

PUBLIKUAR

Drejtori i Drejtoratit për Mbrojtje dhe Shpëtim në Lipjan, Remzi Mehmeti ka thënë për LipjaniNews se ka vlerësuar një rrezik si kërcënime kryesore janë vërshimet dhe zjarret.

Tash po afrohemi zezonës të dimrit dhe Mehmeti ka thënë se ka një planin e mbrojtjes nga vërshimet.

“.DMSh përkatësisht KKL ka një vlerësim të rrezikut  ku si kërcënime kryesore janë Vërshimet dhe  zjarret.  Llojet e tjera të rreziqeve janë të një niveli më të ulët ose me shkallë probabiliteti më të vogël. Konform vleresimit të rrezikut kemi edhe Planin e mbrojtjes nga vërshimet, ka thënë Remzi Mehmeti.

I pyetur se çfarë plane ka Komuna e Lipjanit respektivisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim për sistemet e alarmeve  lajmërimi për  popullsisë në rast kërcënim rreziku, Memeti ka thënë se është  rregulluar sistemi i alarmimit publik të popullsisë, por nuk mbulon tërë territorin e Komunës Lipjanit.

“Në nëntor të vitit 2014 është  rregulluar sistemi i alarmimit publik të popullsisë , i njejti është testuar dhe testohet rregullisht sipas Rregullores në fuqi. Sistemi aktualisht nuk mbulon tërë territorin e Komunës por vetëm Lipjanin me rrethinë,” tha Memheti, transmeton LipjaniNews.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...