Komuna e Lipjanit mbajti takim konsultativ, për hartimin e Planit të Veprimit për Transparencë

PUBLIKUAR

Në një takim konsultativ të oganizuar nga Komuna e Lipjanit, të mërkurën, në ambientin e restorant “ Centrum” në Lipjan, në një tryezë të përbashkët me grupet e interesit, u zhvilluan punimet konsultative, në lidhje me hartimin e Planit të Veprimit për Përmbushjen e Transparencës në Komunën e Lipjanit.
Në këtë rast, Drejtori i Administratës, Fauz Xhemajli dhe njëherit, kryetar i komisionit për hartimin e Planit të Veprimit për Përmbushjen e Transparencës në Komunë, ka thënë se ky dokument po krijon një hapësirë më të madhe për komunikim të rregullt, në mes të institucioneve komunale, shoqërisë civile, dhe qytetarëve të komunës së Lipjanit.
Kryesuesja e Kuvendit, Vlora Limani – Hajnuni, e ka vlerësuar mjaft të rëndësishme, hartimin e Planit të Veprimit për Përmbushjen e Transparencës në Komunë, në të njejtën kohë ajo ka ftuar gjithë shoqërinë civile dhe grupet e tjera të interesit të kontribojnë në këtë Plan.
Diskutuesit gjatë këtij takimi, theksuan si të rëndësishme nevojën e një televizioni lokal, me qëllim të informimit të qytetarëve për aktivitetet e Komunës, dhe afërsinë e tyre gjatë procesit të vendimmarrjes, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...