Komuna e Lipjanit liron nga pagesa nënat-vetushqyese për fëmijet që dërgojnë në çerdhet publike

PUBLIKUAR

Propozimi i inicuar nga asambleistja Linda Shahini, për të liruar nënat-vetushqyse nga pagesa për fëmijet që dërgojnë ne çerdhe publike, është aprovuar sot me shumicë votash në mbledhjen e Kuvendi Komunal në Lipjan.

Ky propozim-vendim parasheh që të gjitha nënat vet-ushqyese, të cilave u ka vdekur bashkëshorti dhe janë të shkurorëzuara, të lirohen nga pagesa për fëmijet që dërgojnë në çerdhe publike. Vendimi për ta realizuar këtë propozim, është marrë nga Kryetari i Komunës Imri Ahmeti dhe është aprovuar nga anëtarët e Kuvendit Komunal në Lipjan. Vlen të theksohet se edhe Grupi i Grave në Lipjan ka dhënë mbështetje të madhe në realizmin e këtij propozim-vendimi./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...