Komuna e Lipjanit lëshon urdhëresë për bizneset në Lipjan

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit, Kryetari Ahmeti ka lëshuar urdhëresë për subjektet e biznesit gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre në territorin e Komunës së Lipjanit të ndërrmarin masat si në vijim, njofton Komuna, transmeton LipjaniNews.

1. Të gjithë punëtorët në çdo biznes ku punohet janë të obliguar të shërbejnë (të punojnë) vetëm me paisje me maska dhe dorëza.

2. Marketet ushqimore, barnatoret, furrat e bukës, obligohen të vendosin udhëzimet e shënuara në dysheme për distancë prej 2 metrave me qëllim të shmangies së kontaktit mes konsumatorëve. Te njejten objekt marketi ushimor nuk mund te kete me shume se 10 konsumator, ndersa ne furra dhe barnatore jo me shume se nje konsumator ne te njejten kohe.

3. Në markete, furra dhe biznese tjera që punojnë me karroca dore për bartje të artikujve të dezinfektojnë pas qdo sherbimi karrocat dhe mjetet e tjera të punës, tavolinat, etj.

4. Në asnjë market, furrë, zyre të bizneseve apo lokal tjetër nuk lejohet puna me aparate të kafes.

5. Bizneset që punojnë me porosi të dezinfektojnë çdo ditë automjetet me të cilat bartin artikuj me porosi. Ngasësi i automjetit me porosi patjetër të shërbej me paisje, maskë dhe dorëza.

6. Marketet dhe shitoret me peme dhe perime nuk lejohen te ekspozojnë produktet ushqimore, peme dhe perime jashte objekteve.

II.Per moszbatimin e ketyre masave te percaktuara me kete Vendim ndeshkohen sipas dispozitave ligjore ne fuqi.

III. Për zbatimin e kësaj Urdhërese do të kudeset Drejtori për Inspektorat i Komunës dhe e njëjta do ti dërgohet Stacionit Policor në Lipjan

https://kk.rks-gov.net/…/s…/20/2020/04/20200414133518396.pdf

Image may contain: text

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...