Komuna e Lipjanit kritikon Ministrisë së Shëndetësisë, kërkon mirëkuptim nga pacientët

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka hedhur kritika ndaj Ministrisës së Shëndetësisë për mos  furnizimin me barna nga lista esenciale.

Sipas Komunës kjo po vështirson shërbimet ndaj qytetarëve, e sidomos me furnizim me insulinë.

Për këtë Drejtoria e Shëndetësisë në Lipjan ka kërkuar mirëkuptim nga pacientët

“Të nderuar qytetarë ju njoftojmë se furnizimi me barna nga lista esenciale e veçanërisht furnizimi me insulin bëhet nga Ministria e Shëndetësisë e që nga dhjetori i vitit të kaluar e deri më sot nuk është bërë furnizimi i rregullt me sasi të mjaftueshme sidomos me Insulinë”, thotë Komuna Lipjanit

“Prandaj Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale kërkon mirëkuptimin e gjithë pacienteve që trajtohen me insulinë dhe që furnizohen nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan për mungesën e këtij medikamenti”, thuhet tutje.

/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...