Komuna e Lipjanit jep sqarim për publikun

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit sot ka lëshuar sqarim për publikun ë komunikata e komente të partive opozitare në Lipjan siq e quan Komuna fatëkëqsishtë janë veq dezinformata dhe shpifje.

Sqarimi i plotë:

Sqarim

Duam të sqarojmë opinionin që komunikata e komente të partive opozitare në Lipjan fatkeqsishtë janë vetëm dezinformata dhe shpifje.

Komuna e Lipjanit ka lidhur kontratë për furnizimin me kabina dezinfektimi dhe mirëmbajtje për 3 muaj. Komuna e Lipjanit ka planifikuar furnizimin për dy kabina dezinfektimi, (varësisht nga situata me pandemi sepse askush nuk mund të parashikonte zhvillimin e pandemisë), kabinën e parë e kemi vendosur në hapsirën e QKMF-së sepse është me e nevojshme, ndërsa kabinën e dytë nuk e kemi vendosur tani sepse është e planifikuar vetëm në rast të përkeqsimit të situatës me pandeminë, atëherë të vendoset.

Furnizimi me kabinë dezinfektimi përfshinë edhe furnizimin me material dezinfektues dhe mirëmbajtje për 3 muaj.

Kaq e thjeshtë për të kuptuar!

Një natë para na akuzuan se këto kabina janë donacion nga ministria, pak ditë më herët mbajtën konferencë nga eksperti tyre dhe akuzuan e fyen shëndetësinë, etj.

Për ne janë të njohura këto veprime por ne do vazhdojmë me punë për të shënuar progres në menagjimin e pushtetit lokal në të mirë të qytetarëve.

Drejtoria Prokurimit Lipjan

Image may contain: sky and outdoor

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...